Aksident në bypass-in Mbrostar–Levan, përplasen betoniere dhe automjet transporti, plagoset një drejtues
Një aksident është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial në Fier, ku janë përplasur një betoniere dhe një automjet transporti. Nga përplasja, betoniere ka dalë nga rruga.
Si pasojë, njëri prej drejtuesve ka pësuar frakturë në krah dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Aksident në bypass-in Mbrostar–Levan, përplasen betoniere dhe automjet transporti, plagoset një drejtues