Emocione, duartrokitje dhe art që kapërcen kufijtë! Nën atmosferën festive të krijuar në sheshin para kinemas , Kuçova përjetoi natën finale të edicionit të parë të Kuçova International Independent Film Festival, një mbrëmje që kurorëzoi gjashtë net të mbushura me filma, artistë dhe takime mes kulturave të ndryshme nĕ kineman “Kadri Roshi” .
Nata finale solli në qendër të vëmendjes krijimet më të spikatura, duke shënuar përmbylljen me sukses të një nisme të re kulturore për qytetin e naftëtarëve.
Përgjatë këtyre ditëve, kineastë, regjisorë, aktorë dhe krijues nga vende të ndryshme u bënë pjesë e jetës së Kuçovës, duke ndarë përvojat, emocionet dhe pasionin për kinemanë. Një eksperiencë që e ktheu qytetin në një pikëtakim të artit, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij festivali patën Bashkia Kuçovë, Drejtoria e Kulturës dhe Rinisë, si dhe kryebashkiaku Kreshnik Hajdari, Ishin ideatoret, nismetaret dhe organizatoret
të kësaj nisme që synon ta vendosë Kuçovën në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare të filmit.
Mbrëmja nisi me projeksionet filmike dhe vijoi me përshëndetjet e rastit, ndërsa publiku u bë pjesë e pandarë e këtij rrugëtimi, duke dëshmuar interesin për kinemanë dhe artin bashkëkohor.
Momenti më i pritur i mbrëmjes ishte shpallja e fituesve nga juria, e përbërë nga profesionistë të kinemasë, regjisorë dhe aktorë.
Çmimi për filmin më të mirë me metrazh të gjatë iu akordua filmit “Broken Burden”, ndërsa çmimi për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër shkoi për “Two Tickets”.
Çmimi për dokumentarin më të mirë iu dha filmit “Robert Ndrenika”, ndërsa filmi i animuar më i mirë u shpall “Hell’s Deapers”.
Ndërkohë, Çmimi Special i Jurisë u nda mes dy filmave, “Vanitas”dhe “Sara” duke sjellë emocione dhe duartrokitje në sallën e hapur të festivalit.
Me ndarjen e çmimeve u mbyll edicioni i parë, por jo rrugëtimi i këtij festivali.
Kuçova dëshmoi se arti nuk njeh kufij dhe se kinemaja mund të ndërtojë ura mes qyteteve, vendeve dhe kulturave.
Një fillim premtues për një traditë që synon të rikthehet çdo vit, përmes bashkëpunimit mes Bashkisë Kuçovë dhe promovimit mediatik të TV Apollon.
Kuçova International Independent Film Festival – një rrugëtim që sapo ka nisur!