Restoranti “Qilari i Vjetër” ka hapur dyert në qytetin e Fierit,duke sjellë një koncept të ri në fushën e gastronomisë,ku gatimet tradicionale dhe prodhimet vendase synojnë të jenë në qendër të përvojës së klientëve.
Investitori Davjol Kanani,me përvojë në këtë fushë dhe i mbështetur nga familja,e cilëson këtë sipërmarrje si realizimin e një ëndrre të hershme.Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit,ai falënderoi të pranishmit dhe ndau me ta emocionet e nisjes së këtij rrugëtimi të ri në Fier.
Kanani tregoi gjithashtu se çfarë e frymëzoi për hapjen e “Qilarit të Vjetër” dhe dëshirën për të sjellë një hapësirë ku tradita shqiptare të ndërthuret me cilësinë dhe shërbimin bashkëkohor.
Sipas tij në qendër të menusë janë gatimet tradicionale shqiptare,të mbështetura te prodhimet vendase dhe përbërësit e përzgjedhur,me synimin për t’u ofruar klientëve shije autentike dhe ushqim cilësor.Gjithashtu sipas investitorit,tri shtyllat mbi të cilat do të mbështetet ky aktivitet janë cilësia e ushqimit, shërbimi dhe atmosfera që do të përcjellë restoranti.
Përshtypjet e para për ambientin e ri i ndanë edhe qytetarët e pranishëm në ceremoninë e inaugurimit.Ata vlerësuan konceptimin e restorantit dhe shprehën pritshmëritë që “Qilari i Vjetër”të kthehet në një pikë të preferuar për qytetarët e Fierit dhe vizitorët e tij.
Gjithashtu ata thane se hapja e bizneseve të reja në fushën e gastronomisë përfaqëson një tjetër mundësi për zhvillimin e shërbimeve në qytet,sipas tyre duke krijuar hapësira të reja për kulinarinë,mikpritjen dhe promovimin e produkteve vendase.
Ceremonia e inaugurimit u përmbyll me një darkë për të pranishmit, ku u shërbyen gatime tradicionale të përgatitura me prodhime nga fermat e Fierit.
“Qilari i Vjetër”,një hapësirë e re e traditës dhe shijes në Fier.