I dënuar për trafik droge, kapet 26-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe dy persona që e ndihmonin 

 26-vjeçar i dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar në Shkodër, teksa tentonte të largohej me automjet. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se e ndihmonin t’u shmangej shërbimeve të Policisë.

Operacioni policor i koduar “Last Travel” u finalizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në pranga u vu shtetasi R. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 14 tetor 2026, e ka dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burgim për veprat penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, kultivimin e bimëve narkotike në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

26-vjeçari u lokalizua dhe u kap teksa udhëtonte me një automjet, në të cilin ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë, P. P., 30 vjeç, drejtues i mjetit, dhe O. S., 19 vjeç, pasagjer.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033