BLEGTORIA NË SEMAN, NË RREZIKUN E FALIMENTIMIT.

Blegtoria në zonën e Semanit po përballet me vështirësi të shumta ekonomike,që sipas blegtorëve po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen gjallë të aktivitetit.Mungesa e tregut për shitjen e prodhimeve blegtorale, kostot e larta të prodhimit dhe të ardhurat e pamjaftueshme po vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e fermave që mbarështojnë dele dhe dhi.Edhe pse përfitojnë nga skemat mbështetëse, nje prej blegtorëve shprehet se ndihma financiare nuk mjafton për të përballuar shpenzimet në rritje. Sipas tij,pas më shumë se 30 vitesh investime dhe përkushtimi në këtë sektor,ata po përballen me një realitet ekonomik gjithnjë e më të vështirë, ku bulmeti shitet me çmime që,sipas tyre, mbulojnë vetëm koston e prodhimit.Shpenzimet për sigurimin e bazës ushqimore për bagëtitë,krahas kostove të medikamenteve veterinare,janë bërë gjithnjë e më të papërballueshme.Në këto kushte,blegtori thot se puna e përditshme nuk po u siguron të ardhurat e nevojshme për të vijuar aktivitetin dhe për të investuar në zhvillimin e fermave.

Shqetësimi tjeter i blegotrit nga semani lidhet me skemën e subvencionimit të naftës për tokat e marra me qira.Sipas tij përfitimi nga subvencioni u shkon pronarëve të tokave dhe jo atyre që i marrin me qira,te cilet paguajnë për shfrytëzimin e tyre dhe investojnë për kultivimin e kulturave bujqësore që sigurojnë ushqimin për bagëtitë.Përballë këtyre problematikave,blegtorët kërkojnë më shumë mbështetje dhe politika që t’u përgjigjen nevojave reale të sektorit,duke nisur nga garantimi i tregut të shitjes dhe çmimeve të përballueshme për prodhimin,deri te rishikimi i mekanizmave të subvencionimit.
Vështirësitë e blegtorisë në Seman nuk lidhen vetëm me ekonominë e familjeve që jetojnë prej saj,por edhe me të ardhmen e një aktiviteti që kërkon vite investime dhe përkushtimi.Nëse këto problematika nuk marrin zgjidhje, rreziku është që fermerë të tjerë të heqin dorë nga blegtoria,ose te falimetojne duke vënë në vështirësi një sektor të rëndësishëm të ekonomisë rurale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033