Sulmi ndaj ish shefit të zjarrfikësve të Mallakastrës për motive banale. Dëshmia në polici: Nuk i njoh autorët

Sulmi ndaj Mandi Aliaj-t ish shef i zjarrfikësve të Mallakastrës, dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Burime pranë policisë së Fierit, thanë se po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe bizneseve përreth për identifikimin e autorëve pasi vetë Aliaj deklaroi në polici se nuk i njihte autorët. Megjithatë hetuesit po verifikojnë mundësinë e një konflikti mes 37 vjeçarit dhe shtetasve të tjerë që frekuentojnë lokalin e Aliaj-t. Burimet thonë se mes ish shefit të zjarrfikësve dhe disa klientëve të lokalit të tij, ka ndodhur më herët një konflikt verbal që u pasua me sulmin fizik ndaj tij.

Mandi Aliaj u shkarkua nga detyra e përgjegjësit të zjarrfikësve në muajin korrik, pas një vale të gjatë zjarresh që nisën në qershor duke rrezikuar parkun Arkeologjik të Bylisit dhe vazhdoi përgjatë gjithë verës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033