Ndotja e ujërave sipëerfaqësorë në qarkun e Fierit është përkeqësuar vitet e fundit. Të dhënat nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura tregojnë për dy faktorë kryesorë të ndotjes, mbetjet e pesticideve dhe ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në lumenj apo kanale kullues. Një studim i pavarur i vitit të fundit që monitoroi për një vit, 20 pika, zbuloi sasi të lartë të amoniumit, nitrateve dhe fosfateve. Ndotja pesticidet rezulton e lartë në zonat me bujqësi të zhvilluar si Divjaka. Kimikatet përfundojnë në Lagunën e Karavastasë nëpërmjet kanaleve vaditës dhe kullues. Këta të fundit ndërkohë shërbejnë për vaditjen e të mbjellave duke e kthyer proçesin në një rreth vicioz ndotjeje. Ndërkohë ndotje nga fermerët përfundon duke ndotur ujërat edhe në zona të mbrojtura.
Një nga pikat e zeza të ndotjes nga mbetjet urbane rezulton “Vija e Ngjalës” në hyrje të Fierit. Ndotja kltu sipas banorëve është e dukshme me sy të lirë
Studimi i fundit për cilësinë e ujërave sipërfaqësore përfshiu edhe ultësirën bregdetare Seman-Darëzezë ku ndotja rezultoi më e ulët krahasuar me vijen e ngjalës dhe emisarin e Tërbufit në Lushnje. Ky i fundit është një ndër veprat më të mëdha hidroteknike në vend i cili shërben për largimin dhe derdhjen e ujërave të fushës së Lushnjes dhe Divjakës drejt detit.