Rikonstruktohet rruga “Rilindja”ne Beline. Bashkia Patos investon 57.5 milionë lekë pas ankesave të banorëve.

Përfundon makthi i izolimit për qindra banorë të fshatrave Sheqishte dhe Belinë në Bashkinë e Patosit. Aksi kryesor rrugor i pagëzuar me emrin “Rilindja”,
i cili prej kohësh ishte kthyer në një gangrenë për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Përmes një investimi madhor prej 57.5 milionë lekësh me tvsh, ky segment me gjatësi prej rreth 3 kilometrash që lidh fshatrat Sheqishte dhe Belinë pas ndërhyrjes eshte me parametra te një rruge moderne.Deri para dy muajsh, kalimi në këtë aks ishte një mision thuajse i pamundur për shkak të dëmtimeve masive dhe çarjeve të thella të nënshtresës.Por, pas kërkesave dhe ankesave të panumërta të banorëve të zonës ne Tv Apollon , Bashkia e Patosit ndërhyri duke alokuar një fond nga te ardhurat e buxhetit lokal per kryerjen e punimeve
intensive të shtrirë në një periudhë dymujore qe kanë transformuar plotësisht infrastrukturën. Rruga jo vetëm që është asfaltuar nga e para, por është pajisur me të gjitha parametrat dhe standardet e kohës, duke garantuar siguri maksimale jane shprehur banoret.Sipas tyre kjo rrugë e cila ka qenë e dentuar plotësisht, ja u shkaterroi makinat nga gropat dhe demtimet.

Banorë dhe drejtues mjetesh që e frekuentojnë çdo ditë këtë aks rrugor me rendesi jetike dhe ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin ekonomik te zones u shprehën të lehtësuar nga ky investim i rendesishem. Ata theksojnë se ky projekt i shumëpritur u jep fund vuajtjeve disavjeçare, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt qytetit,spitaleve shkollave, tregjeve etj dhe rrit ndjeshëm cilësinë e jetesës në fshatrat e tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033