“Personazhe në Fokus” rikthehet me sezonin e pestë.

Në puntatën e parë të këtij sezoni, në qendër të vëmendjes është një personazh që ka ndërthurur gjatë jetës së tij tri fusha: arkeologjinë, historinë dhe gazetarinë.

Vangjel Shumeli vjen përballë pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshi, në një bisedë që shkon përtej profesionit dhe ndalet te përvoja, pasioni dhe shqetësimet e një gazetari që prej dhjetë vitesh ushtron profesionin në RTSH.

I lidhur ngushtë me Gjirokastrën, qytetin e historisë dhe të trashëgimisë, Shumeli sjell këndvështrimin e tij mbi realitetin e përditshëm, problematikat e qytetarëve dhe rolin e gazetarisë në përcjelljen e tyre.

Por kjo bisedë nuk ndalet vetëm te gazetaria.

Historia, arkeologjia, ruajtja e trashëgimisë dhe raporti me të kaluarën janë pjesë e një rrëfimi ku përvoja profesionale ndërthuret me atë njerëzore.

Përballë pyetjeve direkte të gazetarit, Vangjel Shumeli rrëfen, argumenton dhe ndalet te çështje që lidhen me qytetin, profesionin dhe shoqërinë.

Një bisedë mes dy kolegësh, por mbi të gjitha, një portret i një njeriu që ka zgjedhur ta shohë dhe ta tregojë realitetin nga disa këndvështrime.

“Personazhe në Fokus”, këtë të shtunë, ora 21:00, në TV Apollon.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033