Katastrofa ekologjike e shkaktuar në rezervuarin e kasharajt në Lushnje ka sjellë herët në mëngjes ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi

Katastrofa ekologjike e shkaktuar në rezervuarin e kasharajt në Lushnje ka sjellë herët në mëngjes ministrin e mbrojtjes ermal Nufi së bashku me stafin inxhinierik dhe mjetet logjistike me të cilat do të bëhet ndërhyrja urgjente për të normalizuar situatën në këtë ujëmbledhës.
Situata e rëndë ka marrë vemendje të shtuar për shkak se ka ndodhur katastrofë mjedisore dhe forcat e ushtrisë kanë nisur punën për pastrimin e rezervuarit dhe shkarkuesve para dhe pas digës.
Ministri Nufi i shpreh se së bashku me bashkinë e Lushnjes kemi filluar punën deri në përfundim që të kthehet në normalitet situata
Sinkron ministri
Inxhinieri hidroteknike i bordit të kullimit Fier zoti Ferdinant Dervishi shprehet se teknikisht shkarkuesit dhe mirëmbajtja e veprave të tilla bëhet dy herë në vit sepse është rezervuar i kategorisë së parë.

Rezervuari i kasharajt është ndërtuar në vitin 1985 dhe është i dyti më i madhi në zonën e Myzeqesë pas thanës.
Ky rezervuar kap 4190 hektarë basen ujëmbledhës dhe ka sipërfaqe ujore 190 hektarë me kapacitet 11 milionë metër kub ujë.
Këto janë dhe arsyet e rëndësisë së këtij rezervuari dhe kësaj ndërhyrje urgjente nga ministria.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033