Një problem që lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme dhe aksesin per marrjen e shërbimit shendetesor per shkak te rrugeve te demtuara shqetëson banorët e lagjeve jugperëndimore të fshatit Shënpjetër, në Njësinë Administrative Topojë-Seman.
Sipas tyre rrugët që lidhin këto zona me qendrën shëndetësore të fshatit janë në gjendje të amortizuar dhe, sipas banorëve, në disa segmente janë bërë të vështira për t’u aksesuar jo veten me automjete por edhe ne kembe.
Situata bëhet veçanërisht shqetësuese në rastet kur banorët kanë nevojë për shërbim mjekësor. Ata shprehen se, për të komunikuar me ambulancën e fshatit ne rastet e nevojshme detyrohen të dalin në rrugën kryesore që lidh Fierin me Darëzezën, duke e bërë më të vështirë dhe më të pasigurt marrjen e keti shërbimi.
Por problematika sipas banorëve nuk lidhet vetëm me gjendjen e rrugëve qe lidhen mea ambulancën , por edhe me kanalet kulluese përgjatë tyre te cilat janë të mbuluara nga mbeturinat, papastërtitë dhe ferrat,pasi ndërhyrjet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, sipas tyre, kanë munguar prej një kohe të gjatë.
Për banorët, shqetësimi tashmë kërkon ndërhyrje konkrete, veçanërisht në mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e kanaleve kulluese.Tv Apollon e publikon këtë problematikë per t’a sjellje në vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, me synimin që shqetësimi i banorëve të marrë zgjidhje dhe aksesi në shërbimet bazë të mos vështirësohet nga infrastruktura e amortizuar.Banorët kane theksuar se nuk kërkojnë konflikt me institucionet ,
por akses dhe shërbim.
Rrugët e amortizuara, vështirësojne komunikimin e banorëve te Shënpjetres me ambulancën.