Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 shtetas, të cilët, të veçuar ose në grupe, merreshin me shitjen e drogave të llojeve të ndryshme. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë fazës hetimore, policia ka arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë, duke e çuar në një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në hetim. Nga hetimet është dokumentuar se droga shpërndahej pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa në disa raste përdorej edhe monopatina, taksi dhe shërbime delivery për të shmangur vëmendjen e policisë.

Gjatë operacionit dhe hetimeve janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë kanabis, një pistoletë, 90 fishekë, 12 automjete dhe 35 telefona celularë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033