Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Gajdar-Sarandë, në hyrje të qytetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford”, me drejtues Baki Sinani, dhe një automjet tip “Toyota”, me drejtues Damo Qoku.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Toyota”-s, Damo Qoku, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë nisur verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Sipas mjekëve, Sinani ka pësuar tronditje nga përplasja, ndërsa fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.