Një 49-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Petro Ninit, në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marko Boçari”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 50-vjeçari T. N. dyshohet se ka goditur me mjet prerës K. C., 49 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. 49-vjeçari i plagosur është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.