Tre banorë të zonës së Pojanit janë shkaktarë të zjarrit që përfshiu Apoloninë një ditë më parë. Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy dhe proçedoi në gjëndje të lirë një tjetër banor si autorë të zjarrëvenies që dogji ullishta, pemtari dhe bimësinë brenda Parkut Arkeologjik të Apollonisë. Sipas policisë, këta shtetas kanë ndezur zjarr në tokat e tyre për të djegur mbetjet nga të korrat por nuk lanë mundur ta mbajnë në kontroll për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë, operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Apolloni dhe fshatrat përreth ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit me pjesëmarrjen e dhjetëra forcave zjarrfikëse. Në operacion u punua me 1 Helikopter të FA, 7 mjete zjarrefikse të Fierit, Patosit, Beratit dhe Albpetrol. 35 efektiv te Mzsh, 10 forca bashkiake, 25 forca te Parkut dhe 1 autobot uji. Vatra e zjarrit ka pershkuar nje siperfaqe te konsiderueshme me shkurre dhe ullishte por fale nderhyrjes nga ajri dhe toka u be i mundur mbrojtja e Parkut Arkeologjik i Apolonise.
Shuhet zjarri ne Apolloni, arrestohen dy banorë të zonës për zjarrvënien, një i moshuar proçedohet në gjëndje të lirë