Burri vrau me thikë bashkëshorten, krimi në sy të nipit të mitur

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vrarë gruan dhe më pas është arratisur.

Ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut.

Mësohet se në krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit. Sakaq, po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033