Fier, kontrolle mjeteve të transportit të nxënësve, ne kater dite, 23 mjete qe transportonin nxenes gjobiten.

Transporti i nxënësve drejt shkollave si proçes që lidhet me sigurinë e tyre është vendosur në lupë nga policia rrugore në Fier. Kontrollet kanë nisur në Fier, aty ku ka përqëndrim më të madh të shkollave dhe do të shtrihen në të gjithë qarkun. Një sektor që është prezumuar i rregullt, rezulton problematik bazuar në të dhënat e dy ditëve të para të kontrolleve.

Nga 90 kontrolle, 23 drejtues të mjeteve të transportit të specializuar kanë rezultuar me shkelje. Mungesa e liçensës përkatëse, nxënës mbi kapacitetin e mjetit dhe mungesa e rripave të sigurimit në ndenjëseve janë shkeljet më të shpeshta. Mjetet e transportit të nxënësve në Fier rezultojnë të kryejne edhe transport të zakonshëm publik gjë që nuk ndalohet me ligj, por është domosdoshmëri liçensimi për transport të specializuar duke qënë se për këtë lloj transporti, kriteret dhe kushtet e liçensimit janë më të rrepta

Gjobat per mungesen e licenses shkojne deri ne 1 milione leke te reja ndersa per shkeljet e tjera variojne nga 10 mije deri ne 15 mije leke.

Në qarkun e Fierit janë 80 shkolla, kryeisht në zonat rurale që kryejnë transport nxënësish në shkollat publike dhe dhjetëra të tjerë që kryejnë transportin drejt shkollave jo publike.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033