Një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Një automjet është përfshirë në një aksident këtë të premte. Mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas që po udhëtonte drejt Rrogozhinës, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar për mjekim, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033