Tre të rinj nga Fieri me banim në Athinë kanë humbur jetën tragjikisht ne aksident me makine

Tre të rinj nga Fieri me banim në Athinë kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Glyfada, një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit grek. Dy të tjerë, janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti tronditës ndodhi në orën 02:00 të mëngjesit në rrugën bregdetare pranë Glyfadës. Në kryqëzimin e Avenue Poseidonos dhe Rrugës Kalypsous, duke u drejtuar drejt Pireut, makina me pesë pasagjerë papritmas devijoi dhe u përplas me shpejtësi të lartë në murin e një hoteli.

Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësit shpëtuan dy të rinjtë që kishin mbetur të bllokuar midis hekurave të shtypura të makinës. Tre të tjerët, fatkeqësisht kishin humbur jetën në vendngjarje.

Identitetet e tyre nuk bëhen me dije, por një portal lokal në Fier ka publikuar fotografitë e të rinjve, ndërsa dhjetëra qytetarë shprehin mesazhe ngushëllimi për familjet e fierakëve që kanë ndërruar jetë në Athinë.

Dëshmitë janë tronditëse. Miqtë e pesë të rinjve flasin për një garë deri në vdekje, pasi të rinjtë shqiptarë me origjinë nga Fieri ishin duke bërë garë me një makinë tjetër dhe pamjet po transmetoheshin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033