Bledar Bakaj, daja i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Bakaj u arrestua nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se plagosi me drapër në këmbë Enver Grëmbin, babanë e ish-bashkëjetueses së tij, pas një konflikti të ndodhur në fshatin Suk.
Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nga gjyqtarja Bora Shaholli, ndërsa prokuroria, me prokurore Oljana Gjergjefi, do të paraqesë kërkesën për masën e sigurisë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime, ndërsa vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj Bledar Bakajt u shpall arresti me burg.
DAJA I DEPUTETES SË PS PARA GJYKATËS/ BLEDAR BAKAJ AKUZOHET PËR PLAGOSJEN ME DRAPËRFIER –