Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në Spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033