DIVJAKË – JOSIF GORREA I RIKTHEHET MIKROFONIT NË DËGJESËN PUBLIKE

Kjo e hënë nisi në Divjakë me një dëgjesë publike në Qendrën Kulturore të qytetit, ku në fokus ishte çështja e ndarjes territoriale dhe shqetësimet e qytetarëve për të ardhmen e Bashkisë Divjakë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të bashkisë, grupi konsultativ dhe qytetarë të Divjakës. Mes tyre ishte edhe kryetari i bashkisë, Josif Gorrea, i cili prej disa javësh nuk ishte shfaqur në protestat e qytetarëve, që prej takimit me kryeministrin Edi Rama.

Gorrea mbajti fjalën e hapjes, por dëgjesa u shoqërua shpesh me debate dhe ndërhyrje nga të rinjtë e pranishëm në sallë.

Disa prej tyre, të cilët prej 45 ditësh protestojnë çdo mbrëmje në sheshin e bashkisë, u larguan nga salla në shenjë proteste. Ata kërkuan nga kryebashkiaku të dinin pse ishte larguar nga protestat dhe pse administrata që ishte e pranishme në sallë nuk i bashkohet qytetarëve edhe në shesh.

“Pse nuk vini në protestë?” ishte një prej pyetjeve që u përsërit gjatë debatit.

Kritika pati edhe ndaj deputetes së Divjakës, Ana Nako. Qytetarët kërkuan që ajo t’u bashkohet protestave për të mbrojtur statusin e Divjakës si bashki dhe kundërshtuar mundësinë e bashkimit me Lushnjën në kuadër të një ndarjeje të re territoriale.

Largimi i të rinjve nga salla nuk u prit mirë nga drejtuesit e panelit dhe disa prej qytetarëve. Për ta, protesta duhet të vijojë jo vetëm në sallat e dëgjesave, por edhe në shesh.

Gjatë diskutimeve, kryebashkiaku Josif Gorrea përdori tone kritike ndaj mënyrës se si është trajtuar çështja nga qeveria Rama, ndërsa u ndal edhe te gjuha e përdorur prej tij në ditët e para të protestës.

Gorrea tha se Divjaka ka jetuar dhe do të vazhdojë të jetojë me “vëllezërit dhe motrat lushnjarë”, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se qyteti duhet të bashkohet administrativisht me Lushnjën po debatet mes degjeses ishin prezente .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033