Një ngjarje e rëndë ndodhi në Urakë të Matit, ku në mesnatë u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti të parkuar pranë një banese

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Urakë të Matit, ku në mesnatë u qëllua me breshëri plumbash ndaj një automjeti të parkuar pranë një banese.

Sipas të dhënave paraprake, pronarët e banesës dhe automjetit sapo ishin kthyer nga Italia, por fatmirësisht iu shpëtuan plumbave pa lëndime.

Pas të shtënave, banorët e zonës njoftuan menjëherë policinë, kurse në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja arme.

Mëngjesin e kësaj të diele, po në fshatin Urakë është gjetur i djegur një automjet që dyshohet se iu përket autorëve të sulmit. Ende nuk dihet nëse familja që u sulmua ka pasur probleme të mëparshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033