Shkolla “Aleksandër Markaçini” në Havaleas është gati të mirëpresë nxënësit

Shkolla “Aleksandër Markaçini” në Havaleas ka përfunduar rikonstruksionin e plotë dhe është tashmë gati për të hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit.

Pas ndërhyrjes së kryer në ambientet e shkollës, nxënësit do të zhvillojnë mësimin në kushte të reja dhe më të përshtatshme. Godina është pajisur me klasa të rikonstruktuara, laboratorë të rinj, ambiente të përmirësuara, si dhe një palesër moderne, duke krijuar një hapësirë më funksionale dhe bashkëkohore për procesin mësimor dhe aktivitetet sportive.

Ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e edukimit për fëmijët e zonës dhe t’i ofrojë komunitetit një institucion arsimor me standarde më të mira.

Rikonstruksioni është bërë i mundur përmes bashkëfinancimit nga Bashkia Kuçovë, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Pas përfundimit të punimeve, shkolla është gati të nisë një kapitull të ri, këtë herë me ambiente më moderne, më të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Tashmë gjithçka është gati. Të hënën, dyert e shkollës “Aleksandër Markaçini” do të hapen për nxënësit dhe mësuesit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033