Çlirim,kabulli elektrik i djegur dhe i shtire përtokë rrezikon jeten e banorëve.

Një kabull elektrik që lidh transformatorin me një shtyllë elektrike, në një prej lagjeve periferike të fshatit Çlirim në Bashkinë Fier, është dëmtuar dhe ka përfunduar përtokë, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.
Sipas tyre, kabulli prej disa ditësh ndodhet në këtë gjendje, ndërsa, pavarësisht rrezikut që paraqet, ende nuk është ndërhyrë për zëvendësimin dhe ngritjen e tij nga toka.
Banorët thonë se bëhet fjalë për një kabull që është pjesë e rrjetit elektrik dhe, sipas tyre, vijon të jetë nën tension. Për këtë arsye, ata shprehen të shqetësuar veçanërisht për fëmijët, por edhe për kalimtarët apo banorët që mund të afrohen pranë tij pa e kuptuar rrezikun.
Kabulli ka disa ditë që është i djegur dhe paraqet rrezik. Kërkojmë që të ndërhyhet sa më shpejt, përpara se të ndodhë ndonjë incident pohojne banorët.
Sinkron
Banoret e fshtit çlirim kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave te operatori të shpërndarjes se energjisë elektrike për të verifikuar situatën, izoluar rrezikun dhe marrë masat e nevojshme për riparimin e rrjetit.Ata thone per TV Apollon se shqetësimi i tyre mund të zgjidhet në kohë, përpara se të kthehet në një ngjarje me pasoja për jetën e njerëzve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033