Në Bashkinë Roskovec, përgatitjet për nisjen e vitit të ri mësimor janë shtrirë në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, me qëllim që institucionet arsimore të jenë gati për pritjen e nxënësve në ditën e parë të shkollës.Keshtu eshte shprehur per Tv Apollon Nenkryatari i Bashkise ,Maksim Goga.
Ndërhyrjet, sipas tij përfshijnë godinat e institucione arsimore ne njësitë administrative Roskovec, Kurjan, Kuman dhe Strum.Sipas tij
përgatitjet për vitin e ri mësimor janë shtrirë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Roskovec. Po punohet për të garantuar kushtet e nevojshme në objektet arsimore dhe për një nisje sa më të mbarë të procesit mësimor.
Sipas Planit të Arsimit Parauniversitar të miratuar nga Bashkia Roskovec, puna për përgatitjen e institucioneve arsimore po ndiqet në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Roskovec, në përputhje me përgjegjësitë e secilit institucion ka theksuar
Elvisa Baxhia pergjegjese e sektorit temaxhimit te arsimit universitar ne bashkine Roskovec.
Sipas saj përveç investimeve kapitale dhe rikonstruksioneve të plota të objekteve arsimore, ndërhyrjet përfshijnë mirëmbajtjen e godinave, ndërhyrje sanitare, si dhe higjienizimin dhe dezinfektimin e ambienteve shkollore.
Gjithashtu zonja Baxhia ka pohuar se një prej investimeve aktuale është rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në Arapaj, ku punimet vijojnë.
Ndërkohë, ndërhyrjet e mirëmbajtjes dhe përgatitjes së ambienteve synojnë që shkollat të jenë në kushte të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit përpara nisjes së vitit të ri mësimor.
Roskovec, ndërhyrje në objektet arsimore para nisjes së vitit të ri mësimor.