Lezhë/ Shpërtheu bombola e gazit një ditë para dasmës, ndërron jetë kryefamiljari

Është kthyer në tragjedi ngjarja tronditëse e 29 gushtit ku shperthimi i bombles se gazit në shtëpinë në Markatomaj të Lezhës ku jetonte familja Kola, plagosi 6 anëtarë të saj.

Kryefamiljari Saimir Kola,, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali për shkak të djegieve të shumta në fytyrë e trup që e bënin gjendjen e tij kritike, ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare.

Nga pesë të lënduarit e tjerë, tre prej tyre kishin marrë plagë më të rënda dhe u plagosën edhe dy fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Familja Kola jetonte në Itali, por në Shqipëri i kishte sjellë një gëzim familjar pasi më 30 gusht, Saimiri do të martonte mbesën (vajzën e vëllait).

Shpërthimi, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, shkaktoi edhe dëme të shumta në shtëpinë dykatëshe. Bombola e gazit ishte e vendosur jashtë banesës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033