Të shtëna me armë zjarri në zonën e Laprakës në Tiranë, plagosen 2 persona

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Pritet një njoftim zyrtar i policisë për zbardhjen e detajeve të reja lidhur me plagosjen.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033