Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet

Vatra e zjarrit e cila fillimisht nisi në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulëz vazhdon të zgjerohet dhe gjatë ditës së sotme ka kaluar në luginën e Shkopetit që është zonë e mbrojtur.

Flakët kanë nisur në majën e malit dhe po zbresin drejt liqenit të Shkopetit duke rrezikuar banesat e kësaj zone.

Në mungesë të ndërhyrjes nga ajri operacioni nga toka është i vështirë për të ndalur përparimin e flakëve drejt zonës së mbrojtur.

Në rrezik mbeten banesat në fshatin Madhesh. Po ashtu edhe ato në fshatin Lundre ndërsa zjarri në anën lindore po i afrohet fshatrave të njësisë administrative Baz.

Perimetri i zjarrit ka arritur në disa kilometra ndërsa deri tani janë djegur disa banesa dhe stane ku banorë të zonës veronin bagëtinë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033