Erlind Shtylla i cili i shpëtoi jetën një fëmije 3-vjeçar në plazhin e Kallmit pasi u mor nga era bashkë me dyshekun komordare dhe përfundoi në mes të detit, është shpallur heroi i muajit gusht.
Fëmija, i cili po pushonte me familjarët në Kallm, ka qenë mbi një komordare dyshek kur është transportuar nga era drejt zonës së Currilave.
Shtylla, pronar i një beach bari në zonën e Currilave, e pikasi menjëherë situatën dhe u nis në ndihmë të voglit.
Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, fëmija u nxor shëndoshë e mirë nga deti dhe fatmirësisht ngjarja përfundoi pa pasoja.