Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25 vjecarja qe pësoi 85% djegie të trupit

Ka nderruar jete Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durresi, e cila u plagos rende ne zjarrin de perfshiu hotelin “Brooklyn” ne Lungomare të Vlores me 16 gusht.

E reja pesoi djegie te renda ne reth 85% te trupit dhe, pas trajtimit fillestar ne Shqiperi, u transferua drejt Turqise per të marre mjekim te specializuar. Giendja e saj vijoi te ishte kritike, por fatkeqesisht Ana nuk arriti ta fitoje betejen dhe ka nderruar jete diten e sotme.

Ana jetonte se bashku me familjen ne zonen e Shkozetit ne Durres. Lajmi i ndarjes se saj nga jeta ka renduar edhe më shume dhimbjen e familjes, pas ngjarjes tragjike qe i mori asaj shendetin dhe tashme edhe jetën.

Zjarri ne hotelin “Brooklyn” shpertheu ne orët e para te mengiesit te 16 gushtit, duke plagosur gjashte persona. Disa prej tyre u detyruan te largoheshin nga godina permes ballkoneve per t’u shpëtuar flakeve.

Ceremonia e lamtumires se fundit per Ana Dyrmishin do te zhvillohet nesër, ne orën 15:00, në Varrezat e Reja te Durrësit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033