Aksidenti tragjik në Manëz / Humb jetën në spital edhe 16-vjeçari

Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës, pas ndarjes nga jeta të 16-vjeçarit Klevis Dervishi.

I riu, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes fatalitetit, nuk u ka mbijetuar dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë pas disa ditësh mjekimi në spital. Humbja e jetës së tij i shtohet bilancit tragjik të ngjarjes që tronditi zonën.

Përveç 16-vjeçarit, nga ky aksident tragjik humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033