Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku është përfshirë një motor.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.