Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Rrupaj–Toshkëz, pranë kryqëzimit të fshatit Toshkëz.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e përplasjes, kanë dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Njëri prej automjeteve ishte tip Benz, me targa AA 866 BH, me drejtues shtetasin me inicialet P.M. Në automjet ndodhej edhe pasagjeri me inicialet K.K.
Automjeti tjetër ishte një Volkswagen, me targa të huaja MTO 558, me drejtues shtetasin me inicialet E.Z. Në këtë automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë, shtetasit me inicialet G.K. dhe B.K.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe punonjësit efektivë të Policisë së Qarkullimit. Personat e përfshirë në aksident janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjës.
Nga informacionet paraprake, të lënduarit nuk paraqesin rrezik për jetën dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe dëmtime të lehta te drejtuesit dhe pasagjerët.