Një aksident i rëndë ujor është shënuar këtë pasdite në det, në zonën mes Rrjollit dhe Shëngjinit.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.