Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, Komisar Rustem Plaka, në një prononcim për mediat, ka folur në lidhje me sezonin turistik dhe masat e marra nga Policia Rrugore për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Shefi i Qarkullimit u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe përgjegjshmëri maksimale në rrugë, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën, si dhe të shmangin shpejtësinë tej normave të lejuara dhe çdo manovër të rrezikshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një sezoni turistik sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.