Është arrestuar në Fier, në një postbllok të ngritur në Levan, 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes

Është arrestuar në Fier, në një postbllok të ngritur në Levan, 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes, ngjarje e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Ksamil.

Sipas burimeve Vata ishte fshehur brenda bagazhit të një makine që drejtohej nga një vajzë.

Mendes u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e një plazhi pranë një lokali. Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës, u konstatuan disa plagë të shkaktuara me thikë në shpinë dhe në kraharor. Dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa një prej pistave që po verifikohet lidhet me një femër.

Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has dhe i punësuar si roje plazhi në hotelin “Principotes”, u largua nga vendi i ngjarjes pas krimit. Pas kontrolleve të policisë, ai është lokalizuar dhe arrestuar në Fier.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033