12 ditët e para të gushtit shoqëruar me zjarre masive në pyjet e Mallakastrës dhe Patosit, rezultuan me dëme të mëdha në ullishta dhe pyje. Teksa pritet verifikimi dhe përllogaritja e hapësirës së djegur, të dhënat paraprake flasin për më shumë se 60 ha në Mallakastër dhe 30 ha ne Drenie të Patosit. Zjarret në Rriban, Ngraçie dhe Koilaç detyruan autoritetet të evakuojnë dhjetëra banorë. Në Drenie, ky ishte zjarri i tretë masiv në 6 vitet e fundit. Demi mjedisor në atë që quhet mushkëria e Fierit, sipas specialistëve dhe punonjësve në terren, është i rëndë pasi pyjet me pyll pishe të butë kerkojnë dekada për ripyllëzim
Në Mallakastër bilanci dëmeve në ullishta dhe vreshta po verifikohet nga inspektorët e bashkisë. Bilanci përfundimtar pritet të dalë brenda disa javësh. Zjarret nisën në një proçes zinxhir, në 31 korrik, në Cfirr. Vatra u shua brënda 24 orëve por pas dy ditësh një vatër zjarri u shfaq në Rriban, përshkoi kilometra të tërë në territorin e Patosit dhe Rroskovecit duke djegur pyje, vreshta dhe ullishte. Deri tani policia e Fierit ka kryer arrestimin e nje shtetasi, banor i zonës së Rribanit i cili dyshohet se i vuri zjarrin barërave në tokën e tij por nuk mundi ta kontrollojë