Masivi pyjor shkrumbohet nga zjarri në Pukë, flakët aktive prej 24 orësh në Fushë Lajë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit ne masivin pyjore të Terbubit ne Pukë. Zjarr i shfaqur ne sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. 

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033