Situatë e rëndë nga zjarri në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat në fshatin Koilac.

Situatë e rëndë nga zjarri në Mallakastër, ku flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat në fshatin Koilac. Për shkak të avancimit të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e disa familjeve nga zona e rrezikuar. Në terren janë angazhuar efektivë të Komisariatit të Policisë Mallakastër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, forcat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe ekipe të tjera të angazhuara për përballimin e situatës.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Deri tani, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me bimësi, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat dhe pronat. Flakët po përhapen në drejtim të Hekalit, Panahorit, Ribanit dhe Ngraçanit, ndërsa operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave vijon

Policia po qëndron në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe evakuimin e tyre në rast nevoje, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e emergjencave. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave. Po verifikohet edhe mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033