Babai pëson atak kardiak pasi sheh të birin që po rrihej me një person në Roskovec dhe ndërron jetë në vend

Një 69-vjeçar, me iniciale B. V., banues në Roskovec, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, pasi është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të qytetit.

Sipas informacioneve të para, 69-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërkohë që ishte i pranishëm gjatë një konflikti të çastit mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033