Aksident në hyrjen jugore të Lushnjes

Aksident në hyrjen jugore të Lushnjes. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur në kanalin përbri rrugës ka përfunduar duke goditur shtyllën e tensionit të mesëm. Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materjale. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar aksidentin dhe njëkohësisht ka disiplinuar trafikun e rënduar të orëve të mëngjesit.
Nga të dhënat paraprake mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte ndërkohë që specialistët e policisë do të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033