Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat.

Aksident në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnje-Berat. Automjeti me të cilën udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dh pas disa rrotullimeve ka përfunduar e kthyer në njërën anë në mes të rrugës për pasojë e aksidentit drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar rastin dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit, njëkohësisht duke disiplinuar trafikun. Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033