Qytetarët e Divjakës protestojnë kundër bashkimit të bashkisë së tyre me Lushnjën.

Qytetarët e Divjakës protestojnë kundër bashkimit të bashkisë së tyre me Lushnjën.

Qytetarë të shumtë të Divjakës u mblodhën mbrëmjen e së premtes në sheshin para bashkisë për të protestuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë, në kuadër të ndarjes së re territoriale.

Protesta u organizua pas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale. Në tubim morën pjesë gra, të rinj, të moshuar dhe fëmijë, të cilët mbanin pankarta me mesazhe kundërshtuese ndaj reformës së propozuar dhe qeverisë.

Tubimi nisi në orën 19:00. I pari që mori fjalën ishte kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, i cili deklaroi se ndihet i tradhtuar nga Partia Socialiste dhe qeveria për heqjen e statusit të bashkisë në projektin e ri të ndarjes territoriale. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kundërshtojnë këtë vendim, duke theksuar se, sipas tij, reforma është hartuar pa u konsultuar me banorët e Divjakës.pjesë e kësaj proteste ishte edhe deputeti i PD Samir Korreshi dhe ish deputetja e PD ILda Dhori .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033