Përplasen dy automjete në Gjirokastër/ Aksidentohet aktori i njohur i humorit, “Cekja i Beratit”

Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Myftaraj është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.

Përplasja nuk ka qenë frontale, duke bërë që të dy drejtuesit e mjeteve të shpëtojnë pa lëndime. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila po heton rrethanat e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033