Është zbuluar identiteti i viktimës së tragjedisë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, në Shkodër, ku një zjarr përfshiu një banesë.
Viktima është Bleona Çelaj, 24 vjeçe, e cila humbi jetën së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, 24-vjeçarja dhe dy fëmijët ishin kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të familjes në fshatin Domen.
Burime bëjnë me dije se ndërhyrja e zjarrfikëses është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës kryesore.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Deri tani, hetimet janë fokusuar në pistën e një zjarri aksidental, pa përjashtuar edhe pista të tjera.