Dëme të mëdha ne fermen e djegur ne Patos!

Një zjarr i madh ka shkatërruar mesditën e sotme një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.
Flakët shpërthyen mesditen e sotme dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët dhe banorët e zonës u përpoqën të shpëtonin kafshët, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, në ndihmë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fierit. Pas disa orësh pune intensive, ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e tij në objektet përreth.
Bilanci paraprak është i rëndë. Mbi 10 krerë bagëti janë djegur, ndërsa janë shkrumbuar sasi të mëdha ushqimi për bagëtitë, makineri bujqësore dhe stalla e fermës. Dëmet materiale vlerësohen paraprakisht në rreth 7 milionë lekë.
Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033