LEZHË- Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, dyshohet se i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.
Gjithashtu u shpall në kërkim djali i tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një punonjës i spitalit (punonjës IT), shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi sipas informacioneve dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Sakaq vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.