Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres e më pas veten! Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat, ceremonia mortore për autorin mbahet nesër

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres e më pas veten! Përcillen për në banesën e fundit dy viktimat, ceremonia mortore për autorin mbahet nesër

Mëngjesi i sotëm e gjeti fshatin Vidhishtë të Roskovecit të zhytur në heshtje. Rrugët janë bosh, ndërsa banorët ecin me kokën ulur drejt banesës së familjes Plaka, ku janë hapur dyert e mortit për dy viktimat e tragjedisë që tronditi jo vetëm këtë komunitet, por mbarë vendin.

Dhimbja lexohet në fytyrën e çdo banori. Askush nuk gjen fjalët për të përshkruar atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Me lot në sy, të afërm dhe fqinj kujtojnë çiftin e bashkëshortëve si njerëz të qetë, punëtorë dhe të respektuar nga të gjithë

Sot, familjarë, miq dhe banorë të shumtë do t’u japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në orën 11:00 në varrezat e fshatit.

Një përcjellje mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, ku një komunitet i tërë bashkohet për të nderuar kujtimin e tyre.

Ndërkohë, ceremonia mortore për autorin e ngjarjes është planifikuar të zhvillohet paraditen e së dielës. Ky vendim është marrë për të shmangur çdo përplasje apo tension, pasi të dyja familjet jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033