Humb jeten 61 vjecari nga moti i keq ne Kosove!

Një histori tragjike është shënuar në Kosovë si pasojë e stuhisë dhe përkeqësimit të papritur të kushteve atmosferike pasditen e së martës. Një 61-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, pasi ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Viktima, i lindur në vitin 1965, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë gjatë rrëzimit në dyshemenë e lagur të ballkonit.

Ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Qendrës Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, por mjekët kujdestarë kanë konfirmuar se 61-vjeçari kishte mbërritur pa shenja jete.

Në të njëjtin fshat janë regjistruar edhe incidente të tjera të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe stuhia. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi stuhia u ka rrëzuar dyert hyrëse të oborrit.

Autoritetet lokale dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të monitorojnë situatën në terren pas dëmtimeve të shkaktuara nga moti i keq.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033